Lulja me anë të ngjyrave të saj, të cilat natyra në mënyrë të pagabueshme i kombinon, me anë të aromave të këndshme dhe pamjen joshëse, gjithmonë ka tërhequr vëmendjen, nuhatjen dhe ka qenë frymëzimi më i madh i njeriut.
Kudo që të shkoni, nëse mbani një buqetë të bukur me lule, do të mirëpriteni sepse me lule nuk mund të gaboni, ndërsa me ndonjë dhuratë tjetër mundësitë janë të mëdha që të bëni zgjedhjen e gabuar.
E, lulet më të bukura dhe më të freskëta, i gjeni tek “Lulishtja Blommig”. Ky biznes udhëhiqet nga tri gra gra pozitive, të cilat angazhohen maksimalisht për lulet dhe klientët e tyre.
Tek “Lulishtja Blommig” gjenden shumë lloje lulesh, që janë të ekspozuara në dyqan, por që mund të porositen edhe online. Mësojmë se më të kërkuarat kanë trëndafilat, orkidetë, hedera, gerberat, tulipanët, etj.
Prioriteti i “Lulishtes Blommig” është përmbushja e klientëve, një pjesë prej të cilëve tashmë janë familjarizuar me stafin mikpritës dhe tejet të përkushtuar.
Dyqani i luleve më të bukura e të freskëta, gjendet në qendër të Prishtinës, prapa Teatrit në rrugën “Agim Ramadani”, nr.208.