ShowBizzz

Violeta Kukaj fiton betejën gjyqësore ndaj ish-bashkëshortit, që e akuzonte për vjedhje e mashtrim

Këngëtarja Violeta Kukaj e ka fituar betejën gjyqësore ndaj ish bashkëshortit të saj i cili e akuzonte për vjedhje/mashtrim. Këtë e ka bërë të ditur avokati i këngëtarës Skender Musa.

Ish bashkëshortit të saj Faik Retkocerit i është caktuar dënim në kohëzgjatje prej 2 vitesh me kusht që në afat prej 3 viteve nuk do të kryej vepër penale të ngjajshme.

Sipas avokatit gjatë procesit gjyqësor është vërtetuar se ish bashkëshorti i kënëgëtares nuk vuan nga ndonjë çrregullim mendor ashtu siç ishte pretenduar.

“Gjatë këtij procesi gjyqësor është vërtetuar se i dënuari nuk vuan nga ndonjë çrregullim mendor, është vërtetuar se veprën penale e ka kryer me dashje direkte duke qenë në dijeni për pasojat që mund ti shkaktohen palës së dëmtuar si dhe në bazë të ekspertizës nga Instituti i Forenzikës Neuropsikiatrike të Kosovës është vërtetuar se i dënuari të gjitha veprimet që i ka ndërmarrë në kohën e kryerjes së veprës penale dhe gjatë periudhës së ndarjes bashkëshortore ka qenë me vetëdije të plotë dhe nuk ka pasur ndonjë çrregullim që do të ndikonte në vullnetin e tij”, thuhet në njoftimin e avokatit.

Më tutje avokati Musa është shprehur se sulmi nga i dënuari përmes emisionit “Shihemi në gjyq” ka hutuar opionin publik.

“E ndodhur para një presioni të paparë në kohën kur femiciti në Republikën e Kosovës është rritur, në kohën kur numri i dhunës ndaj grave, numri i vrasjeve ndaj grave është rritur, sulmi i orkestruar nga i dënuari përmes emisionit të porositur Shihemi në gjyq ka hutur opinionin publik në Shqipëri dhe në Kosovë se kinse Violetë Kukaj ka kryer vepra të ndryshme penale”, ka shkruar avokati.