ShowBizzz

Kënga e Ledrit shfaqet në festë, si reagoi Sara!

Premiera e “5 herë jo”, bëri bujë e u përfol shumë. Pas saj, personazhe te njohur u mblodhen në një nga club-et e Tiranës për të festuar së bashku për çiftin protagonist, Borën dhe Donaldin.

Reperi kosovar, Ledri Vula edhe në premierë, edhe në festë mungoi ( ashtu sic ndodhi edhe me filmin “Ne kuadër të dashurisë). Ndërkohë, Sara Hoxha, me të cilën pwrflitet prej kohësh tashmë ndarja e tij, është parë pranë miqve të Ledrit, Romeo Veshaj, Ermal Fejzullahut dhe Elgit Dodës.

Në një moment gjatë festës, janë vendosur këngët “Si mua” e Elgitit dhe Dafinës dhe kënga “E keni dit” e Ledrit dhe Romeos, ku të dyja kanë frazën e famshme që u bë “mollë sherri” mes Dafinës dhe Ledrit e Sarës. Videoja e publikuar nga Vip Magazine tregon sesi automatikisht, të gjithë VIP-at në tavolinë kanë kthyer sytë nga Sara, e cila vazhdoi t’i këndonte të dyja këngët dhe të qeshte, pa e dhënë asnjë shenjë bezdie.

https://vip-magazine.al/wp-content/uploads/2023/12/InShot_20231213_232821531.mp4?_=1

 

 

 

 

 

 

 

Kënga e Ledrit shfaqet në festë, si reagoi Sara!