ShowBizzz

Të kapur për dore, Semi Jaupaj rigjen dashurinë pas ndarjes me Ronin?

Këngëtarja Semi Jaupaj ka nxitur thatheshemet se është në një lidhje dashurie me kolegun e saj, Sardi Strugaj.

Ajo është shfaqur e kapur për dore me artistin në premierën e filmit “5 herë jo” të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj.

Semi Jaupaj dhe Sardi Strugaj publikuan pamje ku shihen mjaft të afërt me njëri-tjetrin në rrjetet sociale teksa qëndrojnë së bashku tapetin e kuq.

Në postimin e Semi Jaupajt, Sardi komentoi një emoji zemre të kuqe, ndërsa artistja iu përgjigj me emoji zemre të bardhë.

Më shumë gjëra do të vijnë”, shkruan Sardi, krahas një video ku shfaqet i kapur për dore me Semi Jaupajn.

Ndërsa nuk dihet nëse dyshja janë në një romancë, apo po punojnë për një projekt të përbashkët muzikor.



lokimagazine