
Bes Kallaku ka qenë i ftuar në emisionin “Pardon My French”, ku ka folur për karrierën e tij muzikore dhe bashkëpunimin e suksesshëm me Mandi Nishtullën, por edhe nëse do të merrte një ftesë për të qenë në “BB VIP 3”.
“Kurrë mos thuaj kurrë por unë nuk e shoh veten i mbyllur në shtëpi. Mund ta provoj por jam i bindur që do dal. Nuk i dihet edhe mund të fitoja sepse ne nuk e kuptojmë kurrë presionin që është aty brenda pa qenë aty brenda”, tha aktori.