Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se të gjitha akset kombëtare janë deri në këtë moment të hapura dhe qarkullimi i mjeteve vazhdon pa probleme. Edhe përse reshjet e dëborës kanë vazhduar në mbrëmje dhe pas mesnate, borëpastrueset kanë qenë në gatishmëri.
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në akset Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në Dardhë, në Voskopojë, Zëmblak-Dogana Goricë, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Kukës dhe në Valbonë.
Temperaturat kanë qenë në vlera negative deri në -3°C, por pavarësisht kësaj mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës pa ndërprerje.
ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo