LifeStyle

Pse veshët tanë bëhen më të mëdhenj ndërsa plakemi?

Plakja është një betejë me gravitetin dhe graviteti fiton gjithmonë.

Ndërsa shumë pjesë të trupit bëhen gjithnjë e më të dobëta çdo vit, ekziston një pjesë që shpesh rritet në madhësi me kalimin e viteve – veshët tanë.

Nëse e keni vënë re se kjo po ju ndodh edhe juve, mos u shqetësoni. Ky është një fenomen krejtësisht normal dhe i padëmshëm.

Pse veshët tanë bëhen më të mëdhenj ndërsa plakemi?

Otorinolaringologia dr. Nina Shapiro shpjegoi se veshët në fakt shtrihen ose lëkura “lëshohet” me kalimin e viteve.

“Ashtu si indet e tjera të fytyrës si faqet dhe nofullat kanë tendencë të shtrihen, po ashtu edhe veshët. Ndërsa plakemi, nivelet tona të kolagjenit ulen. Kjo i jep më shumë ‘shtrirje’ lëkurës dhe kërcit, gjë që çon në shtrirjen e këtyre indeve”.

Kush është më i prirur për zmadhimin e veshëve?

Ekspertja thotë se ‘veshët e zmadhuar’ mund të jenë për disa arsye.

“Ata me muskuj dhe lëkurë më të lirshme të fytyrës mund të jenë më të prirë ndaj shtrirjes së kërcit të veshit dhe llapës së veshit”, thotë ajo.

Mjekja shtoi se ndryshimi në vesh mund të lidhet edhe me gjenetikën; megjithëse nuk e dimë ‘gjenin e veshit’, mund të shohim se anëtarët e familjes kanë forma dhe madhësi të ngjashme të veshëve.

Pasojat e mbajtjes së vathëve

Mjekja otorinolaringolog thotë se shtrirja e veshit mund të jetë edhe pasojë e mbajtjes së vathëve.

“Individët që mbajnë piercing ose ata që mbajnë vathë të rëndë, mund të kenë llapë veshësh më të gjatë dhe më të shtrirë me kalimin e moshës. Nëse mbani vathë, sigurohuni që të mos jenë shumë të rëndë dhe të mos flini me ta”.

Pse veshët tanë bëhen më të mëdhenj ndërsa