ShowBizzz

“Kam abortuar 32 vjeçe..”; Rrëqeth Zamira Kita: Prindërit e bashkëshortit nuk më kanë dashur. Babai i tij vdiq e s’më foli kurrë!

x

Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Zamira Kita ka qenë e ftuar së fundmi në podcastin e “Zë me Mirën”, ku ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën e saj.

Ajo rrëfeu historinë me bashkëshortin e saj dhe vështirësitë që ata kanë hasur gjatë rrugëtimit të tyre. Kita tha se fakti që ajo ishte 4 vite më e madhe dhe ishte aktore ka ndikuar që ata të vendosnin të martoheshin pas 14 vitesh lidhje dashurie.

Tejet emocionues ishte edhe momenti kur rrëfeu se në moshën 32-vjeçare ajo ka abortuar, ndërkohë që kur fatmirësisht mbeti shtatzënë në moshën 40-vjeçare, gabimin që bëri me fëmijën e parë s’do ta bënte për asnjë arsye. “Ishte kufiri i kohës sime biologjike dhe atë fëmijë e kisha dëshiruar shumë”, tha Zamira, teksa foli edhe për marrëdhënien që ajo ka me vajzën e saj e cila tashmë është në moshën 20-vjeçare.

"Kam abortuar 32 vjeçe.."; Rrëqeth Zamira Kita:

Zamira rrëfeu se familja e bashkëshortit nuk e kanë dashur kurrë si nuse. E teksa nëna si përfundim mundi ta pranonte, babai i bashkëshortin vdiq duke mos i folur dhe mos i dhanë as dorën, ndërkohë që i që aktorja u përkujdes që atij mos t’i mungonte asgjë gjatë kohës që ai ishte sëmurë.

“Ata nuk më kanë dashur kurrë, madje e kanë patur tmerr që ai të martohej me mua. Nëna e tij vetëm kur ne u martuam, më priti me tha që po të do djali, edhe unë do të dua. Babai Benit nuk ma dha dorën kurrë ndërkohë që unë jam kujdesur shumë për të”, rrëfeu aktorja.