Sot u zbardh ngjarja ku pak ditë më parë personazhit të njohur të TikTok, Kozak Braçi i njohur me emrin e artit Kozaku dy shtetas, tashmë të identifikuar dhe arrestuar nga policia i vunë flakën dhe shkrumbuan plotësisht makinën “Mercedes Benz GLE” me vlerë 50 mijë euro.
Vetë Kozaku pas njoftimit të policisë për arrestimin e dy autorëve, ka publikuar në rrjetet sociale fotografinë e një prej autorëve
“Kujtoi se do shpëtonte nga kamerat… me këto atlete që ka djeg makinën, me këto është kap, as kapuç s’ka pas”– shkruan Kozak ndër të tjera.
Sipas policisë porositësi që urdhëroi djegien e makinës së Kozakut është reperi Kleviol Ahmetaj, 37 vjeç. Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio edhe më herët ka pasur debate dhe konflikte me Kozak Braçen.
Duke u referuar rrjeteve sociale, Clleviol aktualisht ndodhet në Dubai ku prej disa ditësh ka kërkuar ndihmë nga fansat e tij pasi pësoi një sulm në zemër. Ai vetë në rrjetet sociale tregoi se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale pasi pësoi një sulm në zemër dhe sipas tij pritet që në ditët në vijim t’ i ndënshtrohet dhe një tjetër operacioni.
Arsyeja se përse është larguar drejt Dubait mund të jetë edhe për t’i shpëtuar arrestimit nga policia pas porositjes së djegies së makinës 50 mijë euroshe të Kozakut.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb