ShowBizzz

Pas Drake, edhe reperi Kanye West shfaqet i veshur me ngjyrat dhe simbolin e flamurit shqiptar?

Reperi me famë botërore Kanye West ka arritur sërish të tërheqë vëmendjen e fansave të tij, dhe kësaj radhe ka bërë jehonë veçanërisht te adhuruesit shqiptarë.

Në një video të postuar në Instagram, Kanye shfaqet i veshur me një palë tuta të kuqe dhe me simbolin e një shqiponje të zezë – një dizajn që ngjason me flamurin kombëtar të Shqipërisë.

Ndërkohë, që shqiponja në veshje nuk paraqet versionin tipik të atij që gjendet në flamurin kombëtar, simbolika është e mjaftueshme për të ngacmuar popullin shqiptar.

Paraqitja e Kanyet me këtë veshje ishte gjatë një mbrëmjeje me miq, ku ai po ashtu në të njëjtën kohë lajmëroi albumin e ri muzikor që pritet të dalë, publikimi i të cilit është vonuar paksa.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kanye West (@kanyewgst)



/TeVe