ShowBizzz

Konkurrenti i foli për ngjarjen më të rëndë të jetës, Kastro Zizo shpërthen keq ndaj Albës: Ti kishe hallin si të ka dalë shala në kamera

Konkurrenti i “Për’puthen” Vedati gjatë takimit me Albën, tregoi se humbja e njërit prej prindërve ishte trauma më e madhe që ai kishte pasur në jetë.

Por duket se konkurrentja shfaqi shumë pak interes në lidhje me këtë gjë.

Kjo ka sjellë edhe revoltimin  e analistit të këngëtarit Kastro Zizo, i cili ëhstë analist në emisionin e dashurisë. Kastro tha se Vedati i kishte treguar Albës traumën më të madhe që kishte përjetuar në jetë dhe se kjo e fundit e kishte mendjen se si kishte dalë në kamera.

“Ky ta hapi zemrën me ngjarjen më tragjike që i ka ndodhur në jetë. Humbja e një prindi është trauma më e madhe që një njeri mund të përjetojë. Unë kam humbur nënën në duar dhe edhe pas 7 vitesh ende se kam mbledhur veten.

Po kaloi ajo bisedë aq e ndjerë dhe s’mund ta bënte këtu si pykë me një sushi ose kot. Se ke qef ti të provokosh kot.

Ti vjen dhe ai të hap zorrët e barkut, dhe ti thua gëzuar. Për kë do ta bëjmë ne këtë gëzuar?

Kishe hallin se cili është profili jot dhe si të ka dalë shala.

Dhe në fund Vedati mos të dëgjojë këto gjëra që ne i  themi në studio. Vedat hap sytë plak”, tha i revoltuar Kastro Zizo.