Kjo puntatë e “Më Lër Të Flas” ishte e mbushur me emocione, pas premierës së “5 herë jo” dhe propozimit surprizë.
Kësaj radhe në pozicionit e të ftuarit dhe jo moderatorit, Donald Veshaj dhe Bora Zemani iu përgjigjën pyetjeve pikante të Romeos.
Në promon e publikuar disa ditë përpara intervistës së plotë, u la të dyshohej si Bora ishte në pritje të ëmbël.
Mirëpo, në puntatën e sotme u kuptua se në fakt videoja ishte edituar në mënyrë të tillë, ama në të vërtetë Bora nuk është në pritje të ëmbël.
Romeo: Ato lek s’i bënit dot një dasmë, shkuat dhe i hodhët në film?
Bora: Po njerëzit flasin për film, flasin për dasmë, për shtatzëni.
Donald: Unë jam baba nja 20 herë tani.
Romeo: Ti je baba?
Donald: Je xhaxhai ti, nuk e more vesh
Romeo: Unë jam xhaxha? Si bëhem xhaxha unë?
Romeo: Ça mendoni për këta çiftet që bëjnë dasmë edhe kur janë shtatzënë?
Donald: Po ç’lidhje ka po dalim nga tema në temë.
Romeo: Po ndonjë fëmijë, se ka kaluar kohë bashkë me njëri-tjetrin.
Bora: Po ku do të dalësh ti?
Romeo: Të gëzohem unë të kem me çfarë të merrem.
Bora: Po u bëmë ne më fëmijë ti do të merresh në fakt.
Romeo: Po bëre fëmijë unë do të mblidhem.
lokimagazine