Fifi ka qenë e ftuara e radhës në “S’e luan Topi” me Erjona Rusin, ku ndër të tjera ka treguar gjerë e gjatë për eksperiencën në BBV1.
Këngëtarja ka treguar se ato që e bënë të merrte vendimin për të lënë lojën, ishin fjalët e opinionistes Balina Bodinaku, e cila i tha se i kishte rënë vëmendja, ndaj po kapej pas banorëve të tjerë, fjalë të cilat shkaktuan që Fifi të humbte ndjenjat.
Fifi tregoi se thënë këto fjalë nga dikush që ishte jashtë, mendoi se jashtë nuk e donte më askush, as familja, as shoqëria, se do i bëhej “gjyq publik” dhe se po i shkatërrohej karriera, prandaj vendosi të dilte nga BBV.
Nisur nga situata e saj, Fifi tha se opinionist në BBV3 duhet dikush që ka qenë pjesë e lojës dhe e ka përjetuar nga brenda shtëpisë atë eksperiencë.
“Mund të jetë Luizi, Iliri, Donaldi, Einxhel, Efi, por vetëm të jetë dikush që e ka përjetuar atë eksperiencë” – ka thënë Fifi.
View this post on Instagram
lokimagazine