Një 59-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga nga policia franceze pasi është kapur duke transportuar 72 kg marijuana. Ndërkohë sasia e drogës ishte fshehur në bagazhin e furgonit të tij.
Mirëpo, gjatë kontrollit në doganë, plani i tij ka dështuar. Më pas shqiptari, pa rrugëdalje i është dorëzuar punonjësve të policisë në degën e Antinarkotikëve të Policisë Gjyqësore.
Pas më shumë se 48 orë në paraburgim, ai është referuar në prokurorinë publike të Libourne.
59-vjeçari nuk ka dhënë asnjë detaj për ngjarjen pasi nuk ka pranuar të flasë para hetuesve.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo