
Bora Zemani dhe Donald Veshaj folën për herë të parë në “Më Lër Të Flas” për propozimin gjatë premierës së “5 herë jo”, planet për dasmë dhe nëse ata kanë plane ta zgjerojnë familjen e tyre.
Romeo: Ato lek s’i bënit dot një dasmë, shkuat dhe i hodhët në film?
Bora: Po njerëzit flasin për film, flasin për dasmë, për shtatzëni.
Donald: Unë jam baba nja 20 herë tani.
Romeo: Ti je baba?
Donald: Je xhaxhai ti, nuk e more vesh?
Romeo: Unë jam xhaxha? Si bëhem xhaxha unë?
Romeo: Ça mendoni për këta çiftet që bëjnë dasmë edhe kur janë shtatzënë?
Donald: Po ç’lidhje ka po dalim nga tema në temë.
Romeo: Po ndonjë fëmijë, se ka kaluar kohë bashkë me njëri-tjetrin.
Bora: Po ku do të dalësh ti?
Romeo: Të gëzohem unë të kem me çfarë të merrem.
Bora: Po u bëmë ne më fëmijë ti do të merresh në fakt.
Romeo: Po bëre fëmijë unë do të mblidhem.