Lajme

Tragjike në Kosovë, po bënte gara me makinë, i riu përplas për vdekje tre persona

Një aksident i rëndë është shënuar në Prizren mbrëmjen e djeshme, ku kanë ndërruar jëtën tre të rinj.

Bëhet me dije se aksidenti është shënuar rreth orës 23:00, në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Prizrenit. Aksidenti dyshohet se është shkaktuar si pasojë e garave me makinë. I riu Arlind Syla ka qenë duke bërë gara, ku në një moment ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur të rinjtë që ishin anës rrugës.

Nga aksidenti fatal humbën jetën Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj. Arlind Syla u mori jetën tre personave, mes tyre të afërtmit të tij, Lori Syla.  Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik .

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo