Moderatorja e njohur Bora Zemani dhe partneri i saj Donald Veshaj, kanë rrëfyer për herë të parë në përjetimet e tyre gjatë xhirimit të filmit “5 herë jo”.
Ata ishin të ftuar në emisionin “Më Lër Të Flas”, ku treguan më tepër detaje edhe nga fragmentet e filmit që po transmetohet në kinema.
Personi i cili moderoi intervistën e çiftit ishte Romeo Veshaj, i cili bëri edhe pyetje të sikletshme.
Një ndër to kishte të bënte me skenat e seksit, nëse ato janë pjesë e filmit apo jo. Donaldi nuk la Romeon pa përgjigje:
Romeo Veshaj: Po ato skenat e seksit pse i kishit hequr nga montazhi?
Donald Veshaj: “Jo more janë ato në film”.
Bora Zemani: “I lamë more, si nuk i lamë në film”.
Donald Veshaj: “Çfarë budallai që je. Ti je budalla. Nuk ka në filmin tonë si këto skena”.
Detajet të cilat u treguan në program nuk përfunduan me aq, pasi u zbulua edhe shkaku që e ka detyruar Romeo Veshajn të mos jetë pjesë e kastit të aktorëve.
Romeo Veshaj: Pa më thoni njëherë vëllain pse se morët në film?
Donald Veshaj: “Cilin vëlla, Marion? Mario ka qenë në film, e përshëndesim shumë”.
Bora Zemani: “Edhe vëllai im ka qenë në film”.
Donald Veshaj: Është një biznes familjar, ku kemi marrë pjesë të gjithë.
Romeo Veshaj: E kisha për mua more (qesh).
Donald Veshaj: “Ti nuk more pjesë vetë, pasi ishe i angazhuar në një projekt tjetër”.
Bora Zemani: “Romeo zgjodhi një projekt me më shumë lekë (qesh)”.