Lajme

Luftë dhe uri, banorët në Gaza bllokojnë kamionët dhe marrin kutitë me ushqime

Automjetet që transportonin ndihma përmes qytetit të Rafahut në Gaza janë sulmuar nga turma njerëzish që përpiqeshin të merrnin furnizime jetike.

Në pamjet e publikuara nga nga Associated Press, një kamion ka qenë duke lëvizur kur i kanë rënë disa kuti me ndihma humanitare. Personat që e kanë parë kanë vrapuar dhe janë sulur se kush do t’i merrte i pari kutitë.

Kujtojmë që banorët në Gaza për shkak të luftës kanë mbetur pa ujë dhe ushqime. Ata shpesh janë shprehur se ka raste se flenë dhe zgjohen pa ngrënë asgjë, kjo ka shtyrë edhe banorët që të vrapojnë drejt kutive duke i parë si “shpresë” për të luftuar urinë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo