ShowBizzz

E pyet për ndarjen nga Ledri, Sara acarohet keq me gazetarin dhe ikën nga intervista: “Mos i jep gojës kaq shumë!”

Sara Hoxha është ngacmuar jo pak herë për ndarjen e bujshme nga Ledri Vula.

Ajo gjithnjë ka ditur t’u përgjigjet pyetjeve me diplomaci dhe t’i devijojë, ama këtë nuk mund ta bënte dot me Ronaldo Sharkën.

Këmbëngulja e tij për të ditur rreth situatës aktuale mes saj dhe Ledrit, e bëri Sarën të largohej e acaruar nga intervista gjatë premierës së filmit “5 herë jo”.

Pjesë nga intervista për “Mos i bjer me Top”:

Ronaldo: Personazhi më i përfolur i momentit! Kur do e sqarosh këtë punë?

Sara: Çfarë pune? Që jam një aktore e shkëlqyer?

Ronaldo: Kur do dilni me një reagim publik ti dhe Ledri?

Sara: Kur te jemi gati

Ronaldo: Gati për çfarë?

Sara: Ndaj je eleminuar nga Big-u, duhet të ndalosh t’i japësh gojës kaq shumë! Je shumë i poshtër, para intervistës më the nuk do ma bëje këtë pyetje!

Ronaldo: Po të jeni gati për çfarë?

Sara: Gati për çfarë të duam ne që ju të dini

Ronaldo: Jeni bashkë apo jo?

Pas kësaj Sara ikën e acaruar nga intervista duke mos dhënë asnjë përgjigje më tepër.



lokimagazine