Banorja e Big Brother VIP Kosova, Shqipe Hysenaj mbetet ndër personazhet më të komentuar të shtëpisë së famshme.
Por, nxitja për t’u bërë pjesë e BBVK, Shqipja u shpreh se erdhi nga ana e vëllait të saj.
Gjatë një diskutimi së fundmi, ajo tha se ishte vëllai i saj që ka insistuar që ajo të bëhej pjesë e ‘reality-show’-t.
“Ai më ka shtyrë të futem këtu, më tha shko e fitoje çmimin e madh”, ka thënë Shqipja.
Kujtojmë që në spektaklin e së premtes, Shqipja mori një befasi pikërisht nga vëllai i saj.
Ai hyri në shtëpinë e BBVK për një takim me motrën e tij, pikërisht në natën kur Shqipja edhe festoi ditëlindjen.
lokimagazine