Nga nisja e konfliktit Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, për herë të parë, u hap pikëkalimi Kerem Shalon, përmes të cilit kaluan kamionët e parë të ndihmës humanitare që ka prekun civilët palestinezë.
Mediat e huaja raportojnë se kalimi ishte mbyllur pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi dhe ndihma është shpërndarë vetëm përmes vendkalimit Rafah në kufi me Egjiptin.
Kerem Shalom u hap me negociimin e OKB-së si dhe pas thirrjeve që faktori ndërkombëtar i bëri qeverisë izraelite.
Zyra e kryeministrit ka thënë më parë se hapja do të lejonte Izraelin të mbajë angazhimet e tij për të lejuar hyrjen e 200 kamionëve ndihma në ditë, të rënë dakord në një marrëveshje pengjesh të ndërmjetësuar dhe zbatuar muajin e kaluar.
Një burim nga Gjysmëhëna e Kuqe e Egjiptit i thanë Reuters se këtë dielë kaluan 79 kamionë me ndihma për popullsinë civile.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo