Teksa ishte pjesë e programit “Fan Club” të dielën e shkuar, Valbona Selimllari u tregua e prerë kur u pyet për imitimin që Xhemi Shehu i bën në “Portokalli”.
Valbona u shpreh se nuk e pëlqen fare ta imitojnë në një mënyrë që t’i vendosin në gojë fjalë që ajo nuk i ka thënë.
“Nuk më pëlqen kur më imitojnë! Të më vënë pamje që nuk i kam. Mund të imitosh pamjen apo gjestet e mia, por jo të më vësh në gojë fjalë që nuk i kam thënë për të më nxjerrë si një…as dua ta diskutoj, jo nuk më pelqen fare absolutisht! Mua më duket sikur një pjesë e humorit më duket si tallje se sa si shaka për të bërë për të qeshur dikë“- tha ajo gjatë intervistës.
E kaq mjaftoi që në rrjet të përflitej për një hatërmbetje të Valbonës ndaj Xhemi Shehut, apo edhe për një marrëdhënie jo fort të mirë mes tyre.
Mirëpo, vetë anëtarja e jurisë i ka shuar këta zëra në premierën e filmit “5 herë jo”.
E pyetur nga gazetari Ronaldo Sharka nëse mes dyshes ka hatërmbetje apo krisje, Valbona u shpreh:
“Xhemin e kam zemër, a jeni normal?! Unë nuk kam asgjë me Xhemin. Përse duhet të kem unë diçka me Xhemin? Mua nuk më pëlqen të imitohem, por nuk e kam në marrëdhënie me Xhemin. Edhe ajo e di vetë që nuk kam asgje më të.
E para Xhemi e ka shumë të qartë që e kam shumë xhan, e dyta për të gjithë ata që janë keqkuptuar nuk kam asgjë me Xhemin. Nuk më pëlqen të imitohem se kështu është natyra ime. Unë jam natyrë që edhe shakatë pranoj me vështirësi. Unë e kam zemër se është e bukura e dheut. Madje jam e kënaqur që më imiton ajo se është kaq e bukur.”
lokimagazine