Politikani Shaip Kamberi ka arritur që të sigurojë përsëri mandatin e deputetit në parlamentin serb.
Pas konfirmimit të fitores, ai ka postuar një thënie të boksierit Muhamed Ali, duke nënkutuar vështirësistë që kalon si politikan në Serbi.
“Sa herë që hyja në ring, të paktën gjysma e audiencës ishte aq e ekzaltuar për të më parë të vrarë. Ata brohoritnin, bërtisnin dhe shkelmonin për çdo grusht me të cilin më godiste një kundërshtar. Aq shumë saqë u bënë histerikë kur i zhgënjeva ato ëndrra dhe shpresa (Muhamed Ali)”, shkruan Kamberi.
Gjatë periudhës nga 2002 deri në 2006 dhe 2006-2008, ai shërbeu si pjesëtar i Bashkisë së Bujanovcit dhe drejtues i Partisë për Veprim Demokratik.
Si një kandidat i Partisë për Veprim Demokratik në zgjedhjet lokale në 2008, ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Bujanocit dhe e ushtroi këtë detyrë deri në 2012.
Në zgjedhjet parlamentare në 2014, Shaip Kamberi u mandatua për në kuvendin kombëtar, pozicion i mbajtur deri në 2016 kur u zgjodh kryetar i Bashkisë së Bujanovcit.
Në tetor 2018, Kamberi u zgjodh president i Partisë për Veprim Demokratik.
Në zgjedhjet parlamentare të 2020, Kamberi u mandatua si deputet në parlamentin serb.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo