Lajme

I shpallur në kërkim për pastrim parash, shtyhet seanca për biznesmenin Rezart Taçi

Seanca gjyqësore ndaj biznesmenit Rezart Taçit është shtyrë për në datën 8 janar në orën 90:00.

Procesi ndaj tij ishte pezulluar për një vit, për shkak se biznesmeni ndodhet prej kohësh në arrati dhe masa e sigurisë “arrest në burg” është dhënë në mungesë.

Kujtojmë se në nëntor të 2021 u sekustruan 18 milionë euro në llogaritë e biznesmenit italian Farancesko Zumano.

Sasia e parave ishte depozituar në emër të ekonomistit Fabio Petruzzella dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Artur Balla dhe Bledar Lilo.

Për Artur Ballën GJKKO ka dhënë 11 vite burg, ndërsa për Bledar Lilon 10 vite. Ata akuzohen për pastrim parash, për shumën 18.4 milionë euro që do të pastroheshin në Shqipëri, shumë e cila me vendim të GJKKO do i kalojë shtetit.

18.4 milionë euro të mafies italiane “Cosa Nostra” u bllokuan në një bankë në Shqipëri në nëntor 2021. SPAK thotë se Rezart Taçi do pastronte 18.4 milionë euro përmes lëvizjes në disa banka në disa shtete dhe do merrte përqindjen.

Disa persona u arrestuan edhe në Itali, mbi 18 milionë euro u bllokuan në një bankë në Tiranë sepse ishin nisur nga Italia me qëllim pastrimin e tyre dhe transferimin në vendet e tjera. Vetë biznesmeni shqiptar është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kjo shumë parash dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal i mafias italiane, ndërsa trasferta e pa ligjshme e parave drejt vendin tonë është realizuar nga biznesmeni Taçi.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo