Policia raporton se një fabrikë vaji në Vaqarr është përfshirë nga flakët. Fabrika që ka marrë zjarr është nën pronësi të shtetasin H. S.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Policia po punon pwr sqarimin e rrethanave dhe shkakun e zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.12.2023, në Vaqarr, ka rënë zjarr në një fabrikë vaji, me administrator shtetasin H. S. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo