Lajme

U gjobit pasi mashtroi klientët se do bënte bamirësi, reagon Chiara Ferragni

Influencerja Chiara Ferragni ka reaguar pasi kompanitë që kontrollohen nga ajo u gjobiten me 1.075 milion euro. Ferragni akuzohet se ka mashtruar bleresit ne lidhje me nje bamiresi qe do te behej nga shitjet e pandoros (version i panetones) Krishtlindjet e kaluara.
Në një reagim në Instagram, Ferragni ka kërkuar falje dhe ka premtuar se do të dhurojë 1 milion euro për kujdesin ndaj fëmijëve.

Chiara Ferragni-t duhet të paguajë një gjobë prej 1.075 milionë eurosh (1.18 milionë dollarë) për mashtrimin e klientëve mbi donacione bamirëse të lidhura me shitjen e një ëmbëlsire Krishtlindjesh, sipas autoritetit antitrust të Italisë (AGCM).

Ishte kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni gjatë kongresit Atreju 2023 foli për influencerat duke nënkuptuar kryesisht Chiara Ferragnin.

AGCM (Agjensia anti-trust) gjobiti edhe kompaninë e panetoneve Balocco me 420,000 euro.
Vitin e kaluar influencerja e famshme hodhi në treg nën emrin e saj, pandoro të Baroccos me një çmim prej 9 eurosh, ose gati dyfish më i lartë se çmimi i rregullt prej 4 Eurosh që Balocco shet pandorot.
AGCM tha se reklamimi dhe çmimi i lartë i shtyu blerësit të mendonin se duke blerë pandoron, ata po kontribuonin në një spital në Torino për kancerin e kockave. Ata besuan që edhe vetë Ferragni po bënte bamirësi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

“Unë kam qenë gjithmonë e bindur se ata që janë më me fat kanë përgjegjësinë morale për të bërë mirë.Këto janë vlerat që më kanë ndjekur gjithmonë mua dhe familjen time. Këtë u mësojmë fëmijëve tanë. Ne gjithashtu i mësojmë atyre se mund edhe që të gabojmë dhe se kur ndodh, duhet ta pranojmë dhe nëse është e mundur, ta korrigjojmë gabimin e bërë dhe ta vlerësojmë atë.

Dhe këtë dua të bëj tani. Kërkoj falje dhe që t’i jap formë gjestit tim do të dhuroj 1 milion euro për Regina Margherita për të mbështetur kujdesin e fëmijëve.
Por kjo nuk është e gjitha: po e bëj publikisht sepse kuptova se kisha bërë një gabim komunikimi. Një gabim që do ta çmoj në të ardhmen, duke e ndarë tërësisht çdo aktivitet bamirësie, që kam bërë dhe do ta bëj gjithmonë, nga aktivitetet tregtare.

Sepse edhe nëse qëllimi përfundimtar është i mirë, nëse nuk ka pasur kontroll të mjaftueshëm mbi komunikimin, ai mund të gjenerojë keqkuptime.
Siç e kam thënë edhe ditët e fundit, do ta kundërshtoj dispozitën e AGCM sepse e konsideroj disproporcionale dhe të padrejtë.

Gabimi im ishte lidhja e një aktiviteti tregtar me një aktivitet solidar me komunikimin. Fatkeqësisht ne bëjmë gabime, më vjen keq që e kam bërë dhe e kuptoj që mund të kisha qenë më vigjilente.
Por, nëse sanksioni përfundimtar duhet të jetë më i ulët se ai i vendosur nga AGCM, diferenca do t’i shtohet miliona eurove. Në ditët në vijim do të flas me Regina Margherita për të kuptuar sesi spitali do ta përdorë shumën që kam dhuruar dhe do t’ju jap periodikisht përditësime. Gabimi im mbetet, por dua të siguroj që nga ky gabim të lindë diçka konstruktive dhe pozitive.”, – shkroi blogerja në Instagram.

Balocco ka dhuruar spitalit vetëm një herë një shumë prej 50,000 euro shumë muaj përpara se të niste fushata e Ferragnit dhe ky është i vetmi dhurim. Kësisoj, shitjet e produktit nuk kishin asnjë efekt në bamirësinë e Krishtlindje, shprehet enti rregullator.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo