Besmir Ademi, 37 vjeç është dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia gjermane.
Më 20 maj të këtij viti, 37-vjeçari i mori jetën bashkëshortes së tij, Jetmira Beka 28 vjeç.
Jetmira nënë e tre fëmijëve u vra në mënyrë makabre me thikë nga i shoqi i saj, shkruan Bild. Ademi e goditi gruan e tij me thikë në parkingun përballë një dyqani në Gjermani dhe më pas e filmoi teksa po jepte shpirt.
Besmir Ademi ka shprehur pendesë në seancën gjyqësore që u mbajt sot. Ai tha se do të bënte çdo gjë për të kthyer kohën pas për të zhbërë krimin makabër.
“Fëmijët i kam lënë jetimë. Do të bëja gjithçka për të zhbërë krimin. Nuk e mbaj mend aktin. Ka vetëm një boshllëk të madh në zemër”, citohet të ketë thënë në gjyq Besmiri.
Prokuroria gjermane bën me dije se Besmiri e ka goditur njëzet herë me thikë gruan e tij me një thikë njëzet centimetra të gjatë. Gjashtë nga goditjet me thikë ishin fatale, tha gjykata.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo