ShowBizzz

“Nuk kemi komplekse…”, Jonida Maliqi i “përgjigjet” puthjes së Romeos nga ekrani

“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Edhe pse të gjithë shpresonim se do të ishte fundi i këtij viti, edicioni i tretë do të jetë në janar 2024. Në premierën e filmit “5 Herë JO” Ronaldo Sharka ka intervistuar Jonida Maliqin, ku dhe një pyetje pikante lidhur me “BBV” dhe Romeo Veshaj nuk mund të mungonte.

Ronaldo: Së fundmi nga përmendja që Romeo bëri në emision si është raporti mes jush?

Jonida: Mua më vjen çudi për realitetin që na përkon në marrëdhëniet njerëzore, shoqërore dhe në çift e rendësishme është të ruash etikën, edukatën, mirënjohjen dhe mbi të gjitha një njeri në jetë mund të ndryshojë gjithçka po të shkuarën jo një njeri ai që mohon të shkruarën për mua ka probleme me veten në këtë rast nuk kemi komplekse për historinë tonë.