Lajme

OKB: Gaza është bërë vendi më i rrezikshëm në botë për gazetarët

OKB ka bërë deklaratën pasi nga 7 tetori deri sot në Gaza janë vrarë 64 gazetarë.

Kombet e Bashkuara thonë se Gaza është bërë vendi më i rrezikshëm në botë për gazetarët dhe familjet e tyre.

Nga sulmet e 7 tetorit, të paktën 57 gazetarë palestinezë, 4 gazetarë izraelitë dhe tre libanieze janë vrarë në Gaza, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).

Gazetarët “e kanë mbajtur botën të informuar në kohë reale për tmerret që po përjetojnë civilët në Gaza. Përkushtimi i tyre meriton nderim. Por një nga një, këta sy në tokë po errësohen”, – tha Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Territorin Palestinez të Pushtuar.

TS Poll - Loading poll ...

Agjencia tha se është gjithashtu e shqetësuar për pretendimet e raportuara gjerësisht se gazetarët dhe punonjësit e medias morën telefonata kërcënuese dhe frikësuese nga personeli izraelit i sigurisë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo