Pavarësisht se sa keni paguar për peshqirët tuaj, ata humbin cilësinë dhe butësinë e tyre me kalimin e kohës pasi janë larë në rrobalarëse. Prandaj, nuk është keq të dini një truk me ndihmën e të cilit do t’i zbutni peshqirët e vjetër.
Peshqirët shpesh mund të jenë të ashpër pas larjes, ndërsa shkaqet mund të jenë uji i fortë, papastërtia apo edhe zbutësi i rrobave.
Ky është një gabim që bëjnë shumë njerëz, duke menduar se zbutësi i rrobave ose ndonjë produkt tjetër do t’ju ndihmojë t’i mbani peshqirët të butë, por në fakt këto produkte mund të krijojnë një shtresë problematike në fibra. Edhe pse kanë erë të mrekullueshme, ato u japin fibrave një shtresë që i bën më rezistente ndaj ujit.
Prandaj, shpesh rekomandohet të shtoni uthull të bardhë, pasi ajo ka veti acidike që mund të largojë papastërtitë nga peshqirët. Sidoqoftë, kjo nuk funksionon gjithmonë dhe do të thotë që potencialisht do t’ju duhet të shpenzoni për uthull të bardhë.
Siç raporton The Mirror, një femër (e njohur në rrjetet sociale si Mrs Hinch) ndau një këshillë me ndihmën e të cilës e zgjidhi këtë problem për vetëm 10 minuta.
“Edhe pse përdor uthull të bardhë për të larë peshqirët e mi, e vetmja mënyrë për t’i zbutur ato tani është t’i thajmë në tharëse. Kaq shpejt dhe lehtë. Duhen vetëm 10 minuta”, ka shpjeguar ajo.
Ndryshe, sipas disa markave, produktet e të cilave përdoren për larjen dhe mirëmbajtjen e rrobave, ata shpesh e rekomandojnë këtë truk duke vendosur peshqirë dhe rroba të tjera në tharëse rrobash menjëherë pas larjes.
Gjithashtu duhet të siguroheni që të ketë hapësirë të mjaftueshme në tharëse për t’i tharë sa më mirë peshqirët. Përveç kësaj, preferohet të përdoret një temperaturë më e ulët, e cila do të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit të fibrave.