ShowBizzz

Intervistë ekskluzive/ Brenda ekspozitës së parë të Krist Aliajt!

Krist Aliaj në fund të nëntorit inauguroi ekspozitën e tij të parë, të quajtur “OVERLORDS”, në hapësirat e galerisë “GurGur” në Petrelë. Ai ka dhënë një intervistë për kanalin e YouTube të revistës “Bordo” dhe ka folur dhe ka zbuluar detaje rreth ekspozitës së tij të parë.

Intervistë ekskluzive/ Brenda ekspozitës së parë të

Intervista e plotë:

Krist pamë teksa përfundove veprën këtu pas teje. Ti zgjodhe që ta realizosh në fakt në kohë reale, këtu në prani të të gjithë të ftuarve. Pse kjo zgjedhje e jotja?

Krist Aliaj: Kam qejf tu tregoj dhe njerëzve një farë spontaniteti. Në vend tregohet më mirë ca herë për personin, se sa me mendime të kaluara, të shkruara, të bëra. Kështu që desha të shfaq një Krist multidimensional që është piktor edhe vizaton, por që bën dhe instalacione, bën dhe performanca artistike që i bashkon të gjithë elementët edhe bëra këtë këtu. 

Ndërkohë vjen në Shqipëri për herë të parë si piktor pikërisht këtu në galerinë “Gurgur” në Petrelë. Si ndihesh?

Krist Aliaj: Ndihem krenar që e kam bërë këtë gjë në Shqipëri, afër Tiranës. Besoj se Petrela është një vend që ka goxha histori. Më pëlqen setingu shumë, shkon me natyrën shumë, audio pastaj, shkon shumë bashkë.

Ekspozita me emrin “Over Lords”, pse kjo zgjedhje dhe cili ka qenë në përgjithësi koncepti, realizimi i të gjithë këtyre veprave?

Krist Aliaj: Koncepti e thënë shumë thjeshtë, “Over Lords” është një term në gjuhën angleze. Janë entitete mbikëqyrëse që dalëngadalë, por në mënyrë shumë të fuqishme ndryshojnë fabrikën sociale. Edhe duke ndryshuar fabrikën sociale ndryshon dhe njeriu defigurohet, deformohet. Deformohet në mendje, deformohet trupi. Këtë shikojmë këtu. 

A ke një pjesë të preferuar?

Krist Aliaj: Pjesë e preferuar po bëhet kjo. 

Gjithashtu po shohim edhe disa portrete.

Krist Aliaj: Mund të jenë çuna, goca të YouTube, influencera e të tjera, që kanë goxha impakt tek jeta ime. Domethënë i shoh si një farë lloj testi dhe për mua. Kush personazh më influencon mua? Jam unë vërtetë ai Kristi që mendoj që jam ose kam gjithë këto influencera nga jashtë. Kam Kim Kardashian për shembull, një shembull kot. Kam gjithë këto personazhe që janë shumë të fort edhe që influencojnë shumë njerëz. 

Shohim që dominon ngjyra e zezë, përveç se këtu që ndërthuret me ngjyrën rozë. Çfarë ke dashur të sjellësh?

Krist Aliaj: Ngjyra e zezë dhe e bardha janë një lloj perfeksioni. Pa një lloj perfeksioni pa jetë. Është në idenë time që kam krijuar një utopi dhe një disopi në të njëjtën kohë.  Ka perfeksion, është bio duket organike, por në të njëjtën kohë edhe të ftoh. Të jep një ndjenjë shumë mekanike puna, duket dhe këtu. Është kjo loja mes të dyjave domethënë që doja ta transmetoja tek njerëzit. Prandaj bardh e zi.

Kush ka qenë personi që të ka përkrahur më tepër për ta realizuar këtë gjë?

Krist Aliaj: Atëherë personi që më ka përkrahur më shumë të them të drejtën kanë qenë shumë persona. Ka qenë kuratori, Stefani për shembull që i dha shumë drejtim konceptit tim. Ka qenë Berti, që më ka formuar artistikisht, teknikisht më tepër edhe me konceptet e Bertit. Ka qenë e dashura ime që studion në Londër në shkollë arti që edhe ajo ka pasur shumë input në këtë gjë. Më ka ndihmuar edhe më ka motivuar. Në fund të fundit edhe Harabeli që e bën punën e vetë në mënyrë të përkryer, Ajola. Ajola që e solli këtë vizion këtu edhe Ajola më ka ndihmuar shumë edhe me konceptin, me realizimin. Kështu që thank you. 

 



bal