ShowBizzz

‘Më ke lënduar me…’, Albës i ngel hatri me Azemin, por për çfarë?

Ndonëse nuk i kemi parë më bashkë, as tentativat e Azemit për t’i fituar zemrën Albës, së fundmi dyshja kanë sqaruar raportet me njëri-tjetrin, por ende ka hatër mbetje.

Të paktën këtë lë të kuptohet Alba, e cila duke biseduar me Azemin në ambientet e shtëpisë i thotë se në asnjë rast ajo nuk e ka bërë të ndihet keq ndërsa ai po.

“Nuk të kam rënduar asnjëherë, as nuk të kam thënë gjëra. Mund t’i nxjerrin klipet prej dhomës së rrëfimit, a kam thënë gjë të keqe për ty, as në nerva e sipër që ka pasur raste se kam qenë e acaruar me ty, e di ti shumë mirë”, u shpreh ajo.

E njëjta tutje shtoi: Me gjestet që i ke bërë nuk i ke lënë vend vetes, a kupton. Unë ta pranoj faljen, por nuk ndryshon situata mes nesh. Kam respekt për ty, të respektoj por nuk i ke lënë vend vetes që ta kemi marrëdhënien siç e kemi pasur përpara, nuk mundem më, jam shumë e lënduar për fjalët që mi ke thënë.