ShowBizzz

Gazetari zbulon supersticionet e Marina Vjollcës: Zihemi për kripën

Eraldo Rexho nuk e klasifikon veten te njerëzit që besojnë në supersticione, por pranon se ndikohet prej të tjerëve. Në bisedën me “Rudina” në Tv Klan, gazetari veçon një prej mikeshave dhe vajzave më të dashura të ekranit që ka disa supersticione të çuditshme. Bëhet fjalë për moderatoren Marina Vjollca për të cilën Eraldo zbulon disa nga supersticionet e saj që tani i beson edhe ai.

Eraldo Rexho: Ka njerëz që më bëjnë të besoj shumë në momente të caktuara për ndonjë gjë. Për shembull, shoqja ime shumë e dashur, Marina Vjollca thotë “mos ma kalo kripën se zihemi nëse ma kalon ti kripën kur jemi në në tavolinë”.

Burbuqe Spahiu: Kripa në qoftë se derdhet në tavolinë, jo ta kalosh.

Eraldo Rexho: Nuk duhet ta kalosh dorë më dorë, ka ca histori. Ose Marina është e para që më ka thënë “mos hidh ujë mbi ujë se shtohen problemet”, ka ca histori të këtilla që unë i kam dëgjuar për herë të parë./tvklan.al