ShowBizzz

Rëndohet gjendja e Celine Dion: “Në karrige me rrota, nuk i kontrollon dot më muskujt”!

Është përkeqësuar gjendja e Celine Dion e cila vuan nga ajo që njihet si “sindroma paralizuese e njeriut të ngurtë”. E motra Claudette deklaroi për faqen kanadeze “7 Jours” se artistja tashmë lëviz me karrige me rrota dhe nuk e kontrollon dot më trupin e saj: “Po punon fort për t’u kthyer në skenë, por ka humbur kontrollin e muskujve. Kordat vokale janë muskuj dhe zemra është gjithashtu një muskul”, u shpreh ajo.  

Rëndohet gjendja e Celine Dion: “Në karrige me rrota, nuk i

Patologjia neurologjike nga e cila vuan Celine Dion është progresive dhe e pashërueshme, ku trupi sulmon qelizat e veta nervore me një ndikim serioz në lëvizshmëri. Vetëm një vit më parë këngëtarja e “My Heart Will Go On” u detyrua të anulojë turneun e saj “Courage World Tour” dhe motra e saj është e bindur se mund të kalojë shumë kohë derisa Celine të rikthehet në skenë, pavarësisht përpjekjeve të saj.  

“Ajo që më thyen zemrën është se ajo ka qenë gjithmonë e disiplinuar. Gjithmonë ka punuar shumë”, rrëfeu Claudette. Duke qenë se bëhet fjalë për një patologji degjenerative, nuk dihet ende se në çfarë mënyre Celine do të mund t’i rikthehet audiencës së saj: “‘Është e vërtetë që si në ëndrrat tona ashtu edhe në ëndrrat e saj, qëllimi është të rikthehet në skenë. Megjithatë, në çfarë cilësie? Unë këtë nuk e di. Ky është një rast në një milion, shkencëtarët nuk kanë bërë shumë kërkime mbi këtë sëmundje, sepse nuk ka prekur kaq shumë njerëz. Disa pacientë e kanë humbur tashmë shpresën se mund të ketë shërim, pasi është një sëmundje që nuk kuptohet mirë”, shtoi ajo.  

Rëndohet gjendja e Celine Dion: “Në karrige me rrota, nuk i

Fatkeqësisht, pavarësisht trajtimit, Claudette zbuloi se nuk kishte përmirësime të rëndësishme në shëndetin e saj dhe Celine aktualisht ende përdor karrigen me rrota për të lëvizur.  

Rëndohet gjendja e Celine Dion: “Në karrige me rrota, nuk i



bal