Lajme

Putini thotë se Rusia mund të bisedojë me Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Moska mund të përgatitet për bisedime me Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe Evropën për të ardhmen e Ukrainës nëse edhe ata dëshirojnë, por Moska do të mbrojë interesat e veta .

“Në Ukrainë, ata që janë agresivë kundrejt Rusisë, në Evropë dhe SHBA – a duan ata që të negociojnë? Lërini ta bëjnë. Por, ne do të negociojmë duke u bazuar në interesat tona kombëtare”, tha Putini gjatë një mbledhje me udhëheqjen e mbrojtjes në Moskë.

“Ne nuk do të heqim dorë nga ajo që është e jona”, tha Putin, duke shtuar se Rusia nuk synon që të luftojë me Evropën.

Rusia kontrollon rreth 17.5 për qind të territorit të njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991. Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014 dhe vitin e kaluar njoftoi se katër zona të tjera të Ukrainës të kontrolluara pjesërisht nga ushtria, janë pjesë e Rusisë.

Nga ana e tij Kievi thotë se nuk do të ndalet derisa ushtari i fundit rus të largohet nga Ukraina.

Ndërsa Vladimir Putin ka thënë se Shtetet e Bashkuara po e shfrytëzojnë Evropën për interesat e veta dhe se Rusia nuk planifikon të bëjë luftë në Evropë. Gjithashtu Putini ka thënë se pranimi i Ukrainës në NATO “nuk është i pranueshëm për Rusinë as pas 10 vjetësh, as pas 20 vjetësh”.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo