“Masat e kufizuara që mori së fundmi Izraeli për të lejuar hyrjen e më shumë ndihmave humanitare në Rripin e Gazës janë pozitive, por të pamjaftuseshme në lidhje me atë që është e nevojshme”, tha sot Komisioneri i Lartë për Lindjen e Mesme, Thor Venesland.
Sipas zyrtarit, transporti i ndihmës humanitare në Rripin e Gazës vazhdon të përballet me sfida pothuajse të pakapërcyeshme.
“Mast e marra nga Izraeli nuk janë të mjaftueshme në lidhje me atë që është e nevojshme për të trajtuar katastrofën humanitare në terren,” i tha Venesland Këshillit të Sigurimit.
Së fundmi Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës të kontrolluar nga Hamasi – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania, deklaroi se që nga 17 dhjetori, nga sulmet izraelite në veri të territorit janë vrarë të paktën 110 palestinezë.
Këto pretendime të Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Lufta u nxit pasi grupi radikal, Hamas, kreu sulme të befasishme në jug të Izraelit më 7 tetor. Gjatë këtyre sulmeve u vranë 1.200 persona, shumica civilë, dhe u morën peng afër 240 burra, gra dhe fëmijë.
Liderët izraelitë po përballen me thirrje ndërkombëtare për arritjen e një armëpushimi të ri me Hamasin, me qëllim që të lirohen më shumë pengje. Izraeli ka thënë se ofensiva e tij në Gazë – që ka pësuar shkatërrim të madh si pasojë e luftës – do të vazhdojë derisa të largohet nga pushteti Hamasi, të shkatërrohen aftësitë ushtarake të këtij grupi radikal dhe të shpëtohen të gjitha pengjet.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo