Edona James ka marrë jo pak vëmendje si banorja e parë transgjinore që merr pjesë në një reality show si “Big Brother VIP Kosova”.
Ajo shpesh ka rrëfyer detaje përsa i përket ndryshimit të gjinisë, si dhe pajtimin e familjes me këtë vendim të saj.
Së fundmi Edona ka rrëfyer një tjetër fragment nga jeta e saj personale, teka tha se ishte e shqetësuar për shëndetin e gjyshit pas transformimit që bëri.
“Thoja mos po pëson infarkt kur m’sheh çikë”, u shpreh ajo.
Edona shpesh ka treguar se si është paragjykuar nga familjarët dhe se ka vite që nuk ka qenë në vendin e saj të origjinës, Suharekë.
lokimagazine