ShowBizzz

Cindy Marina buzagaz: Ndihem mirë kur më thonë nusja e Jozefinës

Cindy Marina është një emër mjaft i njohur dhe i lakuar në botën e showbizit. Modelja komentohet gjerë e gjatë përveç pamjes dhe sukseseve të saj dhe për faktin që është nusja e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Së fundmi, Cindy është pyetur lidhur me marrëdhënien që ka me dy “dashuritë” e para të Genarit, të ëmën, Jozefina Topallin dhe motrën Megin. E buzëqeshur ashtu si dhe është gjithmonë modelja ka thënë se me të dyja gëzon një marrëdhënie shume të mirë dhe ndihet e privilegjuar që të gjithë e thërrasin nusja e Jozefina Topallit.

E pyetur se si është Megi Topalli, Cindy tha se ndihet mjaft e lumtur që është pjesë e familjes së tyre.

“Perfekte. Jam shumë lumtur”, ka thënë ajo për “Vizion Plus”.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Të vjen mirë, apo jo dhe aq mirë, kur të thonë nusja e Jozefina Topallit?

Cindy Marina: Ndihem mirë. Sepse është realiteti, është e vërtetë. Ajo është një person shumë e respektuar nga të gjithë njerëzit, unë e respektoj shumë. Unë e vlerësoj që jam pjesë e familjes së tyre. Nuk ndihem keq edhe nëse përmendem në media.

Brikena Prifti: Si është si vjehrrë Jozefina?

Cindi Marina: Është shumë e dashur, shumë e ngrohtë, më ka bërë të ndihem mirë që në fillim. Kur bëhesh pjesë e familjes së partnerit, patjetër që është gjë shumë e mirë.

Brikena Prifti: Ti ke qenë edhe në dasmën e motrës së Genarit, je dhe nuse Jozefinës, si ka qenë ky vit?

Cindy Marina: Ishte shumë dasëm me klas, shumë e bukur, jemi kënaqur shumë. Isha shumë e bukur që isha pjesë. Ishte një gjë e veçantë dhe e kam vlerësuar nga ana e Megit.

Brikena Prifti: Si është Megi si kunatë?

Cindy Marina: Perfekte. Jam shumë lumtur.

Brikena Prifti: Mendon se është radha juaj tani?

Cindy Marina: Se di siç thashë gjërat ndodhin.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb