Jonida Maliqi prej disa ditësh është rikthyer në qendër të vëmendje për shkak të lajmeve se së bashku me ish të dashurin Romeo Veshaj do të bëhet pjesë e “Big Brother Vip 3”, megjithëse dicka e tillë është hedhur poshtë nga artistja.
Së fundm teksa mori pjesë në premierën e filmit “5 Herë JO” të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj, Jonida u intervistua nga Ronaldo Sharka, i cili nuk ia kurseu edhe pyetjet me spec për ish-in e saj Romeon.
“Nga përmendja që Romeo bëri në emision si është raporti mes jush?”– e pyeti moderatori, ndërsa Jonida tregoi që ajo dhe Romeo kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.
“Mua më vjen çudi për realitetin që na përkon në marrëdhëniet njerëzore, shoqërore dhe në çift e rëndësishme është të ruash etikën, edukatën, mirënjohjen dhe mbi të gjitha një njeri në jetë mund të ndryshojë gjithçka po të shkuarën jo një njeri ai që mohon të shkruarën për mua ka probleme me veten në këtë rast nuk kemi komplekse për historinë tonë.”– tha ajo.
Kur u ngacmua ne fund te nentorit nga Ermal Mamaqi, i cili teksa po tregonte për kastin e aktorëve të serialit “H.O.T”, përmendi Jonida Vokshin, por më pas tha emrin e këngëtares, Jonida Maliqit, Romeo e mori me sportivitet situatën dhe i dërgoi puthje nga ekrani Jonidës duke thënë se e përshëndet.
bal