ShowBizzz

Shpërthen dhuna në BBVIP Kosova

Ngjarjet e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova” kanë marrë një kthesë të papritur pas një debati të ashpër midis banores Edona James dhe Shqipes.

Tensionet mes të dyjave janë përshkallëzuar deri në atë pikë sa Edona hodhi një shishe me ujë në drejtim të Shqipes, duke e lagur atë.

Ky incident i fundit ka shpërthyer pas një shkëmbimi të fjalëve të ashpra midis palëve dhe ka kaluar nga debati verbal në një konfrontim fizik.

Momenti i eskalimit të tensioneve u pa në transmetimin e drejtpërdrejt të spektaklit, ku Edona, në një shpërthim emocional, gjuajti me shishe Shqipen.

Edona ka arsyetuar veprimin e saj duke thënë se reagimi erdhi si përgjigje ndaj atyre që ajo i quajti sulme verbale nga ana e Shqipes.

@blerando_shqipe edoma e sulmom shqipem me shishe dhe pretendon se shqipja e selmoi #blerandobigbrother #blerando #shqipehysenaj #blerandoshqipe #bigbrother #fypシ゚viral #viralvideo #bigbrotherkosova #pageforyou_🔥 #lovelove #foryoupage #lovelovelove #shqipeblerando ♬ original sound – B&Sh

“E gjuajti me ujë për shkak se Shqipja po ushtronte dhunë verbale ndaj saj”, u shpreh ajo, duke u mbrojtur për sjelljen e saj.