Besart Zeneli ka qenë banori që u eliminua të hënën (18 dhjetor) nga Big Brother VIP Kosova 2.
Mes Ganisë dhe Ylli Dervishit, ai la përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
I njëjti u shpreh se ka kaluar një kohë të mrekullueshme brenda dhe se nuk do t’i mbet peng asgjë nga ky format.
Menjëherë pas daljes nga Big Brother, ai shihet duke u takuar me bashkëshorten e tij, aktoren Valira Zeneli.
Takimi i tyre ishte mjaft emocionues, ku nuk munguan puthjet e përqafimet e shumta.
Besi bashkë me Bucin e Ganinë ishin në një nominim të jashtëzakonshëm për shkak të thyerjes së rregullave.
Ata madje për pak ditë qëndruan edhe të lidhur me pranga, një dënim nga ‘Vëllai i Madh’.