Lajme

Vrau 26-vjeçaren shtatzënë, arrestohet shqiptari në Itali

Është arrestuar 41-vjeçari shqiptar, i cili qëlloi disa herë me thikë duke i shkatuar vdekjen një 26-vjeçare italiane, e cila ishte shtatzënë.

Në pranga ka rënë Bujar Fandaj, 41-vjeçar nga Kosova. Vrasja makabre ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në banesën e viktimës,  teksa raportohet se e reja më parë e kishte denoncuar autorin për përndjekje.

Sipas mediave lokale Vanessa dhe Bujari  kanë patur lidhje dashurie që kishte përfunduar në vitin 2022. Por ai nuk e pranonte ndarjen. Bujar Fandaj  vazhdonte ta përndiqte dhe në muajin tetor e kishte kërcënuar e shtantazhuar se do të publikonte në internet foto intime të tyre nga koha kur ishin në lidhje. Për këtë arsye, 27-vjeçarja e kishte denoncuar në polici.

Shqiptari dyshohet se e ka dhunuar dhe e ka goditur gjashtë herë me thikë 26-vjeçaren fatkeqe, e cila si pasojë e plagëve humbi jetën. Pas ngjarjes shqiptari u arratis.

26-vjeçarja Vanessa Ballan u gjet e vrarë në derën e shtëpisë së saj në fshatin Spineda di Riese Pio X, të Trevisos. Ajo ishte shtatzënë dhe priste fëmijën e dytë.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Autori Bujar Fandaj

Viktima 26-vjeçare

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo