Lajme

Doçi “i pastër” në vetting, konfirmohet në detyrë drejtori i Kufirit në Gjirokastër

Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, Ndue Doçi ka kaluar me sukses procesin e vettingut dhe ka marrë konfirmimin për të vazhduar karrierën dhe detyrën në Policinë e Shtetit.

Zyrtari, është vetuar dhe ka dalë i pastër nga kontrolli përmes mekanizmave të posaçëm i pasurisë, figurës dhe profesionalizmit. Trupa e Vlerësimit përbëhej nga kryesuesja Suela Bulku, relatori Arben Sefaj dhe anëtarja Denisa Sina.

Kujtojmë që procesit të vetingut iu nënshtrua edhe Edmond Sulaj, drejtuesi i Drejtorisë Vendore të Policisë së Shkodrës, i cili po ashtu e kaloi me sukses.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo