Lajme

Grabitën mbi 100 banesa, çmontohet banda shqiptaro-spanjolle

Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një bandë kriminale, e cila akuzohet se ka kryer grabitje në më shumë se 100 shtëpi kryesisht në pjesën veriore të Spanjës.

Mediat vendase raportojnë se në pranga kanë rënë 15 persona mes tyre edhe shetats shqiptarë. Organizata kriminale, e përbërë nga shtetas shqiptarë dhe spanjollë me bazë në Katalonjë, operontenë të gjithë Spanjën, njoftoi këtë të mërkurë Drejtoria e Përgjithshme e Gardës Civile.

Hetimet për shkatërrimin e bandës kanë zgjatur gati një vit.
Organizata kriminale e cila njihej si “banda e Mercedesit”, përqendronte veprimtarinë e saj kriminale në pjesën veriore të Spanjës, zakonisht vepronte midis orës 20:00 dhe mesnatës.

Mënyra e hyrjes në shtëpi ishte gjithmonë e njëjtë, ata hidheshin mbi gardhe apo mure dhe hynin e dilnin në një kohë të shkurtër, duke mos qëndruar më shumë se 5 minuta në shtëpi.

Grupi kriminal përdorte pothuajse 30 automjete të ndryshme për të kryer të gjitha grabitjet dhe ishte vazhdimisht në lëvizje.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo