Lajme

Zylyftar Bregu:Vetëm në Shqipëri i futin ushqime të burgosurve, kanë palestra luksoze

Ngjarja e ndodhur ditë më parë në burgun e Peqinit ku Sokol Mjacaj vrau të dënuarin tjetër me burg të përjetshëm, Arben Lleshi, ka tronditur sigurinë në brugjet e vendit.

I ftuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin “Top Story”, ka qenë gazetari Zylyftar Bregu i cili ka folur lidhur me atë çfarë ndodh në burgjet e vendit tonë. Sipas Bregut në asnjë vend të botës të burgosurve nuk i lejohet të marrin ushqime nga familjarët e tyre, ndërsa në Shqipëri të burgosurit konsumojnë ushqimet që familjarët i futin në burg.

Gjithashtu, gazetari ndër të tjera bëri me dije se sistemi i burgjeve në Shqipëri është private, çka do të thotë se një i dënuar i merr të gjitha vetë, duke filluar nga televizori, ushqimet, frigoriferi, madje dhe brenda ambienteve të burgut ndërtojnë palestra.

“Në asnjë vend të botës nuk ndodh që të burgosurit të hanë 100% ushqimin që ja dërgojnë familjarët.  Më lejoni tju kujtoj se dy ose tre drejtues të brugjeve janë arrestuar për tenderin e ushqimeve. Ka tender ushqimesh dhe ushqimi merret nga jashtë. Jemi vendi unik. Me një ushqim ti mund të helmosh me qëllim apo pa qëllim. Ka vetëm anë negative krijon një hierarki brenda burgjeve, njerëz që mbajnë me ushqim njerëzit e dobët dhe pastaj i shtyjnë që të bëjnë vepra penale brenda burgjeve. Në botë edhe kur ka ditëlindjen një familjar, apo i dënuar në dhomën e takimit mund ti cohet torta nga familjarët në dhomën e takimit por jo brenda qelisë.

Filozofia se si funksionon sistemi i burgjeve në Shqipëri është private. Një i dënuar brenda ka vetëm muret dhe krevatin, televizorin e merr vet, ushqimet vet, frigoriferin vet, ndërtojnë vetë palestrën. Kjo palestër krijon pastaj tensione, cënon sigurinë se ai thotë që për këtë palestër do të vijnë vetëm ata që them unë. Dhomat rregullohen lyhen privatisht, sektorët administrtohen privatisht”, tha ai.

Pjesë nga biseda në studio:

Duma: Nuk mund të vrashësh dike me një peshë?

Bregu: Këto janë mabiente të përbashëkta që monitorohen.

Duma: Në rast të një agresiviteti, çfarë kuptimi ka që monitorohen

Bregu: Palestrat lejohen, por jo të ndërtohen privatisht nga të dënuarit.

Duma: Televizorin e kanë të përbashkët?

Bregu: Televizorin e kanë në dhomë që e ble vetë i dënuar, këto ekranet extra, jo vetëm ekranet pa pagesë, edhe me pagesë i paguan vetë.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo