LifeStyle

Shkencëtarët pohojnë: Kjo është koha e ditës kur bëjmë më shumë gabime në punë

Shumica dërrmuese e punëtorëve dhe menaxherëve, 71 për qind, besojnë se pasditja vonë është koha më e keqe për punë dhe se produktiviteti bie më së shumti ndërmjet orës 15 dhe 18. Këtë e ka treguar hulumtimi i Slack, një degë e kompanisë kaliforniane Salesforce.

Ky hulumtim është kryer në bashkëpunim me agjencinë Qualtrics në më shumë se 10,000 të anketuar, raporton CNBC.

Rënia e produktivitetit në orët e vona të pasdites është pasojë e ritmit normal cirkadian të trupit, i cili bie ndjeshëm midis orës 14 dhe 17, sipas ekspertëve.

Korporatat supozojnë se punëtorët gjatë një dite pune tetë orëshe janë po aq produktivë në orën 8 të mëngjesit sa edhe në orën 15:00, por sipas zëvendëspresidentes së lartë të kërkimit dhe analizës së Slack, Christina Janzer, kjo thjesht nuk është e vërtetë.

Punonjësit këshillohen të bëjnë punë të lehta, të bëjnë pushime të shkurtra ose të dëgjojnë muzikën e tyre të preferuar në orët e vona të pasdites për të rritur përqendrimin në detyrat e punës.