ShowBizzz

Detaje të reja/ Matthew Perry ka përdorur ketaminë në nivelin më të lartë!

Largimi nga jeta e Matthew Perry trishtoi fansat në mbarë botën. Pak ditë më parë doli autopsia, ku u zbulua se aktori humbi jetën në moshën 54-vjeçare për shkak të efekteve akute të shkaktuara nga marrja e ketaminës.

Detaje të reja/ Matthew Perry ka përdorur ketaminë në

Së fundmi TMZ publikoi sasinë e ketaminës së gjetur në trupin e Matthew Perry. Siç theksohet në një publikim të ri, aktori kishte konsumuar aq shumë ketaminë, saqë justifikon faktin se ka mbetur pa ndjenja, duke i shkaktuar asfiksimin.

Sipas Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut të Los Anxhelosit, “niveli i ketaminës së Perry ishte 3,540 ng/ml. Kur pacientët kirurgjikal anestezohen, nivelet e ketaminës variojnë midis 1000 dhe 6000, kështu që Perry ishte në rangun më të lartë”, thuhet në artikull.

Me fjalë të tjera, sasia e ketaminës në sistemin e tij ishte e barabartë me atë që u jepej pacientëve që i nënshtroheshin anestezisë para operacionit.

Detaje të reja/ Matthew Perry ka përdorur ketaminë në

Sipas mjekut, atij i është përshkruar ketaminë për depresion dhe ankth, megjithëse përdoret edhe si narkotik. Ai e merrte çdo dy ditë, por 6 muaj më parë një mjek i ri u përpoq t’ia hiqte sepse kishte shfaqur shenja përmirësimi. Por mesa duket se Perry ndoshta ka marrë ketaminë pak para se të hynte në vaskën e nxehtë, ku u gjet trupi i tij i pajetë.



bal