Mariah Carey është rikthyer në qendër të vëmendjes. Kjo vjen pasi ajo dhe i dashuri Bryan Tanaka thuhet se janë ndarë.
Krijuesja e hitit “All I Want For Christmas Is You” ishte në lidhje që nga viti 2016, por pas 7 vitesh lidhje çdo gjë mori fund, transmeton Indeksonline.
Gjërat duket se nuk kanë funksionuar pasi 40 vjeçari Bryan dëshironte të krijonte familje ndërsa Mariah 54 vjeçare thuhet se nuk dëshironte.
Mariah ka fëmijë me Nick Cannon, ndërsa Bryan nuk ka ende fëmijë.