Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi e njohur ndryshe si Fifi, së fundmi ishte e ftuar ne emisionin “Wake Up”, ku foli rreth eksperiencës në “Dancing With The Stars”, si dhe për karrierën dhe jetën private.
Teksa u pyet nëse do të kemi dasmë së shpejti, artistja u shpreh se edhe mund të ndodhë. Ajo shtoi se ende nuk e ka diskutuar një gjë të tillë me partnerin e saj. Por evetmja gjë e sigurt sipas Fifit, është se dasma e saj do jetë e madhe, tradicionale dhe se do dëgjohet nga Shkupi në Shkodër.
“Unë dua një dasmë tradicionale, nuk dua të bëj një ceremoni me 50 veta. Unë po u martova do e marrë vesh nga Shkupi në Shkodër themi andej nga ne. Dasma ime do dëgjohet Shkup e Shkodër. Nuk e kam folur akoma me Aldisin sepse nuk kemi qenë në atë fazë që kam dashur për të folur për dasmë. Kemi plane shumë më të bukura përpara, dasma është një gjë qejfi, ne çunin e kemi bërë”, tha ajo.
Ndër të tjera, këngëtarja e njohur shprehet shumë mirënjohëse dhe falënderuese ndaj Zotit që ka një shëndet të plotë, falënderon nënën e saj për mbështetjen që i ka dhënë sepse sipas këngëtares, nëse nuk do ishte për nënë e saj, ajo nuk do ishte kjo që është sot.