Bota

Uebsajtet por nografike do të përballen me rregulla më të rrepta në BE

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se tre kompani të përmbajtjes për të rritur – Pornhub, Stripchat dhe XVideos do t’i nënshtrohen rregulloreve të rrepta të përmbajtjes në internet.

Rregullat e reja, të njohura si Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA), kërkojnë që kompanitë të t’i nënshtrohen auditimit të jashtëm dhe të pavarur dhe të ndajnë të dhënat me autoritetet dhe studiuesit.

Lëvizja është një hap i rëndësishëm në përpjekjen e Brukselit për të goditur një industri famëkeqe të çrregulluar, mes shqetësimeve në rritje për mekanizmat e dobët të verifikimit të moshës dhe qarkullimin e materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve.

Tiranapost.al



/tiranapost